një veprimtari që për një kohë të gjatë ishte pjesë e punës së familjes.
Në gusht të vitit 1978 filloi rrugëtimi në tregti, fillimisht me shitjen e frutave dhe perimeve. Hapat e parë ishin të thjeshtë, por pas tyre qëndronin shumë punë, përkushtim dhe një ambicie e madhe për t’u zhvilluar.
Në 1981, u hap Migros Market, duke zgjeruar ofertën me produkte të ndryshme për konsum të përditshëm.
Në fillim të viteve 2000, Migros Group nisi partneritetet me brende ndërkombëtare, ndër të parat Saponia, Nestlé dhe Colgate, duke zgjeruar gradualisht rrjetin e distribuimit në Kosovë.
Rrjeti sot ka arritur në 26 markete në Kosovë.
Pjesë e këtij rrugëtimi u bënë brende si Jamnica, AIA, Zvijezda, Dijamant, Biraghi, Monini, Scotti, Zanetti, Alpro, Evian, Kandit, Kotányi, Zdenka, Selpak, Koestlin, Kikkoman, Granarolo, Purina, Farmer’s Snack, Ponti dhe shumë të tjera. Portofoli u zgjerua edhe në kozmetikë, me brende si essence dhe Catrice.
Nga marketet dhe dyqanet, te HoReCa, barnatoret dhe veterinaritë, duke rritur vazhdimisht praninë e Migros Group në tregun e Kosovës.
Ndërsa në 2026 rrugëtimit iu bashkuan Midi, Karuzo, Krambals, Pescanova dhe Develey.